Δημοφιλείς αναρτήσεις

Δευτέρα 3 Φεβρουαρίου 2014

mbajtja e dhembeve paster me kura popullore ?

Përtyp çimçakiza pa sheqer apo fletë sallate: ndihmojnë në stimulimin e komponentëve të pështymës që përmbajnë substanca dizinfektuese dhe me efekt gërryrës të lehtë, të afta për të hequr njollat e dhëmbëve.
Kundër kariesit
Arrat dhe drithërat ekuilibrojnë pehashin e pështymës duke forcuar kalciumin e dhëmbëve. Përdor mjaltin në vend të sheqerit; përmban vitamina dhe kripëra minerale të çmuara për shëndetin e gojës dhe të dhëmbëve. Thuaji po perimeve: kanë një rol të rëndësishëm veçanërisht në se konsumohen të njoma për veprimin e tyre detergjent mbi sipërfaqen e dhëmbëve. E njëjta gjë vlen dhe për frutat e freskëta. Qumështi dhe kosi janë një burim kalciumi, fosfori dhe kripërash të tjera minerale që janë përbërës të dhëmbëve. Mund t i konsumosh shpesh duke i përdorur të skremuar, më pak të pasur me yndyrëra dhe kalori. Drithërat dhe zarzavatet bishtajore janë të pasura me zink, ndërsa toni, merluci dhe salmoni përmbajnë selen, dy elemente që të ndihmojnë të kesh dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur. Përdor në gatimet e tua vajin e ullirit. Është i pasur me vitaminë E që ka një rol mbrojtës për mukozën e gojës dhe pengon zhvillimin e bakterieve përgjegjës për shkaktimin e kariesit.
Frymëmarrje të këndshme
Pi shumë lëngje gjatë ditës. Shpërqëndrimi në të vërtetë shkakton alitozë, goja thahet dhe pështyma bëhet acide. Përdor nëgatim trumzën, është nga barërat aromatikë më të pasur me vitaminë C, substancë që ndihmon në shkatërrimin e bakterieve përgjegjës për erën e rëndë. Dhe mentja është e përkryer: riaktivizon funksionimin e aparatit gastrik dhe të mëlçisë. Gjethet e saj përmbajnë mentol, një acid i spikatur për veprimin e tij kundër tharjes së gojës. Për recetat e tua përdor majdanoz me shumicë, është i pasur me potas, vitaminë C, A dhe E që ndikojnë në një shëndet të mirë të gojës. Përveç kësaj, përmban substanca me aromë të mirë. Përtyp jamball. Glicirizina që ai përmban pengon formimin e pllakave dhe reagon kundër streptokokut, bakterit që krijon karies. Vendos në tavolinë lakrat, por dhe rrepat që janë të pasura me vitaminë K që eviton trejen jonormale shpesh e përgjegjshme për erën e pakëndshme të gojës.
Forco mishrat e dhëmbëve
Pi sa më shumë lëng limoni dhe portokalli, përmbajnë vitaminë C që riaktivizon qarkullimin, kështu oksigjenon mbetjet e mukozave orale duke siguruar një funksionim më të mirë të mishrave të dhëmbëve. Dhe jo vetëm kaq, vitamina C aktivizon vitaminat e mukozës duke krijuar një gjendje mbrojtëse që riparon agresionin e bakterieve. Ha të paktën dy apo tre herë në javë mish ose peshk, përmbajnë një sasi të konsiderueshme proteinash në gjëndje të largojnë mbeturinat ushqimore. Mos harro të përfshish në dietën tënde karrotat, mollët dhe dardhat: janë ushqime të pasura me fibra dhe ujë. Veçantia e tyre? Stimulojnë aktivitetin e detersimit, i padiskutueshëm për të mbajtur gjithmonë të freskët dhe të pastër mishrat e dhëmbëve. Ha herë pas herë një banane, përmban cilitol, një lloj sheqeri që ndalon formimin e pllakëzave bakteriale. Rezultati: në ndryshim me sakarozën nuk Dëmton shëndetin e mishrave të dhëmbëve. Në mëngjes duhet të hash kos të bërë nga qumështi i lopës ose i dhisë. Laktobacilet që përmban mbajnë nën kontrroll bakteriet e gojës.

Këshilla
12 rregulla për buzëqeshje perfekte 
1. Evito ushqime si hudhrat dhe qepët që mbajnë erë të rëndë
2. Konsumo me rregull djathrat me yndyrë. Një tejkalim mund të provokojë vështirësi në tretje dhe për pasojë një erë të rëndë.
3. Përpiqu ta mbash gojën e njomë. Pështyma eleminon bakteriet. Pra pi shumë ujë dhe elemino pijet alkolike.
4. Përtyp herë pas here gjethe sherebeli, sallate apo lëkurën e një portokalli: do ta kesh frymëmarrjen më të freskët.
5. Pas ëmbëlsirave pi një lëng të përgatitur nga gjethet e mentes dhe të ëmbëlsuar me një lugë mjaltë. Ka një efekt rifreskues. (Ziej dhjetë gjethe menteje në një enë me ujë për 5 minuta). Mund të përdorësh dhe një mollë të grirë, të përzier me lëng limoni dhe të ëmbëlsuar me një lugë sheqer.
6. Në qoftë se i ke dhëmbët e dobët, në mëngjes pi një gotë me qumësht për të forcuar kalciumin.
7. Pi një gotë me lëng të freskët sallate 2-3 herë në ditë: pastron frymëmarrjen, parandalon gripin dhe forcon imunitetin.
8. Pastro dhëmbët me pak ujë të oksigjenuar të përzier me pak ujë. Ky mikrolavazh ka një funksion efikas antibakterial.
9. Pasi i keni pastruar dhëmbët, shplajeni gojën me një përzierje borziloku dhe Dëllinje. (Përziej në një gjysmë litri me ujë të ngrohtë 30 g borzilok dhe 30 g Dëllinjë. Përzierjen ruaje në një vend të freskët).
10. Në qoftë se je jashtë shtëpisë dhe nuk ke mundësi t i lash dhëmbët, pas të ngrënit shplaje gojën dhe përtyp ndonjë karrotë.
11. Për të ndihmuar tretjen çdo ditë pi qumësht dhe kos të athtësuar.
12. Në qoftë se do të freskosh frymëmarrjen, pas çdo ngrënie përtyp finok ose disa gjethe majdanozi të freskët pasi t i keni larë dhe tharë.

Ja vitaminat dhe mineralet që të shpëtojnë dhëmbët
Hijeshia dhe buzëqeshja jote varen shumë nga shëndeti i dhëmbëve dhe i mishrave të tyre. Por mos harro që jo vetëm një higjenë e keqe e gojës, por dhe një ushqim i keq mund të shkaktojë shqetësime si kariesin, dobësim të dhëmbeve, inflamacione. Në veçanti bëj kujdes nga mungesa e vitaminave dhe kripërave minerale. Shiko se cilat nga këto nuk duhet të mungojnë kurrë dhe ushqimet se ku mund t i gjesh.
Vitamina A
Ndihmon për të mbajtur fluide mukozën e gojës. Është e pranishme tek perimet, tek fruta si kajsia dhe pjepri dhe tek karrotat, patatet e ëmbla dhe tek spinaqi.
Vitamina C
Forcon mishrat e dhëmbëve dhe kontribuon në një qarkullim të mirë pas Dëmtimit të dhëmbëve. Burime të mira të vitaminës C janë dhe perimet dhe frutat e freskëta, në veçanti agrumet, domatet dhe specat.
Vitamina D
Influencon në rritjen dhe shëndetin e dhëmbëve. Është me shumicë tek qumështi, por dhe tek vaji i peshkut. Mungesa e saj provokon dobësim të dhëmbëve.
Vitamina E
Mbron nga "rrënjët e lira" pra nga plakja, indet dhe mukozat e gojës. Gjendet tek vaji i sojës dhe perimet me fletë të gjelbrasi spinaqi.
Vitamina K
Është e nevojshme për mpiksjen e gjakut për të evituar kështu gjakrrjedhjen në mishrat e dhëmbëve. Për ta gjetur mjafton të hash rrepa, lakra dhe spinaq.
Kalciumi
Forcon kockat dhe dhëmbët. Merr pjesë në mpiksjen e gjakut dhe kontraktimeve muskulare. Gjendet me shumicë tek qumështi, kosi, djathërat e freskët dhe salmoni.
Fosfori
Është një përbërës shumë i rëndësishëm i indit kockor, i smaltit dhe i sementit të dhëmbëve. Gjendet pothuajse tek të gjitha ushqimet, por në mënyrë të bollshme tek mishi, peshku, frutat e thata dhe drithërat.
Magnezi
Së bashku me kalciumin dhe fosforin është një nga tre elementet më të rëndëishëm për shëndetin e dhëmbëve. Gjendet në sasi të mëdha tek frutat e freskëta tek peshku dhe tek të gjithë drithërat

Ilace popullore per thumbimin nga insektet

Edhe pse nuk është edhe aq i dëmshme, thumbimi i bletës mund të jetë mjaft i dhembshëm dhe të shkaktojë ënjtje dhe skuqje të padëshirueshme. Shumë bletë nuk janë edhe aq agresive dhe të thumbojnë vetëm në mbrojtje të koshiqes së tyre, por shumë të tjera janë vërtet agresive, e këtu përfshihen edhe bletët e mjaltit, grerëzat dhe gjaket-verdhat. Për dallim nga pickimi insekteve, bletët lirojnë sasi të vogla të helmit toksik, i cili mund ta bëjë secilin person të reagoj ndryshe nga tjetri. Përveç nëse je tejet alergjik, në të cilin rast ju duhet të kërkoni kujdes mjekësor, përndryshe ka shumë barna popullore shtëpiake me anë të të cilave mund ta trajtosh thumbimin e bletës.
Masat e para që duhen marrë pas thumbimit nga bleta është që të largosh thumbin. Çdo sekondë që thumbi mbetet në lëkurë, një sasi e vogël e helmit rrjedh dhe futet në trupin tuaj. Disa thonë se thumbin është më mirë ta largosh duke e krehur me ndonjë mjet të si teh thike se sa ta pickosh për ta nxjerr për shkak se duke u munduar ta kapësh e ndrydhni dhe kështu shkaktoni që më shumë helm të lirohet nga thumbi dhe futet në trup. Sidoqoftë, qëllimi juaj parësor mbetet ta largosh thumbin pa marrë parasysh mënyrën dhe mjetet. Sa më shumë sekonda që mbetet thumbi aty, aq më shumë helm lirohet, kështu që largoje ashtu si të vijë më lehtë.
Thumbimi bletës mund të jetë i dhembshëm për orë të tëra, gjersa e ënjtura dhe kruaja mund të zgjasin deri në një javë. Fatmirësisht, ka një mori barnash popullore për trajtim thumbim blete që ju ndihmojnë të zvogëloni efektet negative brenda minutave. Provo disa prej këtyre barnave popullore kur thumboheni nga bleta, s’ke nevojë të eksperimentosh vetëm për të parë efektin e këtyre barnave popullore.

Çaji i gjelber dhe efektet e tij

Janë thënë shumë gjëra rreth dobive të çajit të gjelbër
Por shkencëtarët vazhdojnë të zbulojnë fakte të reja.Për shembull, kohët e fundit kanë gjetur selen në këtë çaj, një prej mikroelementëve më të dobishëm. Seleni në kombinim të balancuar zinku, kaliumi dhe elementësh të tjerë dhe vitaminash na mban çuditërisht të rinj dhe seksualisht aktivë. Ai është veçanërisht i shëndetshëm kur është në bashkëpunim me tokoferolin (vitamina E). Përveç këtyre seleni ka veti antioksiduese të cilat forcojnë muskulin e zemrës. Për të parë më thellë në vetitë e shëndetshme të çajit të gjelbër, shkencëtarë të një universiteti në Kaliforni kanë bërë shumë eksperimente të ndryshme. Ato kanë studiuar modelet e ushqyerjes

Parandalimi dhe kurimi i kistit te gjirit tek femrat


gjeja që të gjithë vlerësojmë me shume  në jetë është shëndeti, pa të asgjë nuk do të kishte kuptim. Për këtë arsye vendimi më i mirë që mund të marrim është të bëjmë të pamundurën për parandalimin e sëmundjeve në trupin tonë para se ato të avancojnë dhe gjithçka të bëhet më e vështirë. Megjithatë, jo gjithçka varet në dorën tonë, për këtë arsye na nevojiten këshilla për kurimin apo nëse është e mundur për shërimin e plotë të sëmundjes. Por si mund t’i marrim këto këshilla pa shkuar ende tek një mjek specialist?v Në suplementin e përjavshëm të gazetës “Tirana Observer” gjeni një paketë këshillash për sëmundje të ndryshme. Këtë javë suplementi bën fjalë për shëndetin e femrës, për kistin në vezore dhe kancerin në gji. Shëndeti i femrës, ndryshe nga i mashkullit, është i kërcënuar nga një numër më i madh sëmundjesh, ndër to janë dhe kisti i vezoreve në mitër dhe kanceri i gjirit. Për të gjithë, të paktën, një herë kemi dëgjuar diçka për kancerin e qafës së mitrës. Edhe pas informacionit të marrë ende kemi dilema se çfarë është ky kancer, kur na rrezikohet seriozisht jeta prej tij dhe mbi të gjitha, si mund të mbrohemi. Mund të jemi në dilemë nëse bëhet fjalë për një kist apo sëmundja ka avancuar. Si ta parandalojmë sëmundjen; cilat janë grupmoshat e rrezikuara; sa ndikon sëmundja në përparimin e sëmundjes; kur kistet mund të jenë të rrezikshme dhe kur jo; pse duhet të bëjmë kontrolle të herëpashershme; çfarë thotë mjekësia dhe shkenca për këtë sëmundje? .

Si te luftojme gripin dhe ftohjen me kura popullore

Cilat kura popullore që mund t’i aplikoni në shtëpi mund t’ju shpëtojnë nga gripi dhe ftohja?

Ka qindra vite që supa me lëng pule dhe limon përdoret për luftimin e gripit. Ja disa kura të tjera popullore kundër të gripit: Nëse jeni me grip dhe nuk dëshironi të kaloni 1-2 javë shtrirë, hidhni një sy këtyre kurave popullore:
Uji dhe lëngjet tjera: konsumimi i lëngjeve mund t’ju ndihmojë të përmirësoheni. Uji, lëngjet e frutave, lëngu i mishit apo pulës, ujë i vakët me mjaltë dhe limon parandalon dehidratimin dhe zhbllokon hundët. Qëndroni larg kafesë dhe lëngjeve tjera me kafeinë sepse ju shkaktojnë etje.
Ujë me kripë: merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe hidhini gjysmë luge çaji kripë, bëni gargara me këtë përbërje dhe fyti do t’ju përmirësohet.
Pikatore për hundë ose sprei: pikatoret apo spreit e shitur pa recetë ju ndihmojnë të zhbllokoni hundët. Specialistët pohojnë se spreit e hundës mund të përdoren pa asnjë problem si tek foshnjat ashtu dhe tek fëmijët e rritur. Spreit me ujë e kripë ose pikatoret nuk përkeqësojnë shenjat e sëmundjes siç ndodh kur ndërpriten ilaçet e tjera.
Supë me lëng pule: më parë prindërit i jepnin fëmijëve të sëmurë supë me lëng pule. Tani shkencëtarët kanë zbuluar supën e pulës dhe theksuan se kjo supë lehtëson në dy mënyra shenjat e gripit dhe ftohjes. E para duke penguar lëvizjen e neutrofileve supa pasqyron efekt antiinflamator. E dyta përshpejton rrjedhjen e hundëve dhe ndihmon në zhbllokimin e tyre. Kufizon numrin e viruseve të cilat vendosen në pjesën e brendshme të hundës.
Ilaçe pa recetë për kollën dhe të ftohurin tek fëmijët dhe të rriturit: megjithëse qetësuesit dhe spreit e hundës mund të lehtësojnë shenjat e gripit apo ftohjes ato nuk e parandalojnë apo e shkurtojnë kohën e zgjatjes së tyre. Shumica prej tyre kanë efekte anësore. Nëse përdoren më shumë se dy ditë shenjat mund të përkeqësohen. Specialistët janë të të njëjtit mendim për sa i përket mospërdorimit të këtyre ilaçeve tek fëmijët nën moshën 2 vjeç. Nëse lëndë aktive siç është “asetaminofen” merren më shumë se doza e këshilluar mund të shkaktojnë dëmtime serioze të mëlçisë . Për të mos tejkaluar dozën tek ilaçet e marra pa recetë më parë lexoni fletën indikative. Nëse ju vazhdoni të keni kollë edhe pasi janë hequr shenjat e gripit atëherë më mirë është të vizitoheni. Zbuteni fytin me ujë të vakët me limon dhe njomni ajrin e shtëpisë. Por mos u jepni mjaltë foshnjave.
Antihistamina: ky qetësues ndihmon në lehtësimin e shenjave të ftohjes si rrjedhja e hundëve, lotimi i syve, teshtima, të kolliturit. Dobia e këtij ilaçi është më e madhe se efektet anësore që mund të shkaktojë.
Lagështira: viruset e gripit shtohen më shumë në kushte të thata. Ajri i thatë than shtresën e mukozës dhe bllokon hundën, acaron fytin. Nëse aparatet e përdora në shtëpi për të njomur ajrin nuk pastrohen rregullisht mund të përhapin myk dhe baktere. Ndryshoni ujin brenda aparatit çdo ditë dhe pastrojeni atë në bazë të direktivave të firmës.

Vetitë e dobishme dhe të dëmshme të qepës…



Ne vitin 1919 kur gripi i kushtoi jeten 40 milion personave ne mbare boten, nje doktor vizitonte cdo dite fshatrat dhe fermat ne perpjekje per te ndihmuar njerezit te luftonin semundjen. Shume fermere dhe familjet e tyre ishin prekur nga gripi dhe kishin vdekur.
Nje dite doktori vizitoi nje familje dhe per cudine e tij, te gjithe familjaret ishin te shendetshem. Kur doktori pyeti se cfare bente ndryshe kjo familje, gruaja e fermerit u pergjigj se kishte vene nga nje gjysem qepe te qeruar ne pjate ne secilen dhome te shtepise (zakonisht dy dhoma ne ate kohe. Doktori mund ta besonte kete dhe i kerkoi gruas nese mund ta merrte njeren nga qepet per ta pare ne miktoskop. Ajo i dha njeren nga qepet dhe pas vezhgimeve ne mikroskop, doktori gjeti virusin e gripit ne qepe. Tashme u be e qarte qe qepa i terhiqte bakteret, duke ruajtur ne kete menyre shendetin e familjes.

Sherebela per sekrecionet pas lindjes dhe antidot per lodhjen


sherebela 

ka ​​veti qetësuese, hormonale, antidjerse, antiseptike dhe stimuluese. Përdoren gjethet e pastëra dhe lulet e saj.
Pas lindjes ndihmon  ne tharjen e  sekrecioneve te  qumështit:
Aplikimi
1- vendosni në një liter uje të valuar 20 gram prej  luleve  të thata dhe  lëreni  për 15 minuta. Kullojeni dhe pini dy gota në ditë pas ngrënies.

2-Në rastin kur ndiheni te  lodhur : vendosni  për 10 minuta 30 gram gjethe të pastëra në një litër verë të kuqe, kullojeni  dhe pini një gotë në fund të çdo vakti.